E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, bllokohen 11 makineri lojërash fati

Kështu janë bllokuar 11 makineri pa dokumentacionin e nevojshëm, operacionit të koduar “Gambling 2”. Policia tha se do të ndërmerren të tjera masa për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Burime zyrtare nga policia lokale thanë sot se në lokalin e shtetasit B. B., në rrugën “Aleksandër Goga”, u gjetën dhe u bllokuan 6 makineri pa çertifikata, ndërsa tre të tjera nuk ishin pajisur me lejen përkatëse për ushtrimin e aktivitetit.

Kurse në lokalin e shtetasit R. Z., në lagjen nr. 5 të qytetit, u bllokuan pesë makineri lojrash fati pa dokumentacion dhe lejet përkatëse.  Mësohet se dy administratorët e lokaleve do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›