“Mjeshtër i Madh” për 4 regjisorë të njohur

Në fjalën e tij kreu i shtetit shprehu mirënjohje për kontributin e regjisorëve, duke theksuar se puna dhe vepra e tyre do të mbeten në kujtesën e shqiptarëve.
“Ju keni ditur të bëni një revolucion të vërtetë në ato institucione të cilat për hir të së vërtetës, në mjaft vite, kanë qenë të injektuara me shumë ideologji. Por ju keni ditur që brenda asaj klime të ngrini profesionin tuaj, ta bëni atë të absorbueshëm nga publiku, dhe sot të nderoheni në radhë të parë, për atë modernizim që ju i keni bërë këtyre institucioneve në linjën e spektaklit televiziv, të filmave artistikë”, u shpreh Presidenti Topi.
“Ne ju jemi mirënjohës për të gjithë këtë vepër që ju keni lënë - vijoi - dhe jam i bindur që me vitalitetin dhe moshën që keni, do të vazhdoni të jepni për publikun, jo vetëm për ata që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, por në kushtet që jemi sot, më shumë për ata që jetojnë e punojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilët kanë shumë nevojë që të jenë të lidhur me evenimentet dhe kulturën kombëtare. Besoj që e kanë të domosdoshme për fëmijët e tyre, për brezat e rinj, që ndonëse janë larg Shqipërisë, besojnë në transmetimin gjenetik të nevojës për të qenë pjesë e kombit shqiptar”.
/Start/
2012-04-05 16:02