Ligj për ngritjen e kooperativave

Ai model komunist dështoi dhe sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj që në parim u mbështet edhe nga opozita, që synon ngritjen e kooperativave bujqësore. Tashmë, ato nuk do të jenë në pronësi të shtetit, por persona privatë mund të bashkëpunojnë midis tyre. Në seancën e sotme plenare ku u diskutua ky projektligj, opozita paraqiti kritikat e saj, çka për deputetin Taulant Balla, ligjit i mungon thelbi.
"Këtij projektligji i mungon thelbi i politikave komunitare për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, që janë incentivat. Çfarë jep qeveria për të stimuluar bashkëpunimin bujqësor ndërmjet fshatarëve? Fermerët evropiane, sigurisht bashkohen në shoqëri bashkëpunimi bujqësor, sepse Bashkimi Evropian i stimulon me kredi, subvencione, me politika që garantojnë planifikim të prodhimit dhe garanci të tregut. Po fshatari shqiptar, përse të bashkohet në një shoqëri bashkëpunimi bujqësor? Kjo është pyetja që nuk merr përgjigje në këtë projektligj. Edhe vetëm, edhe më te tjerë, në një shoqëri bujqësore naftën, plehrat, farat, inputet bujqësore do t’i blejë me të njëjtin çmim", tha Balla.
Në mbrojtje të ligjit ishte ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i cili nënvizoi se bashkimet e fermerëve aktualisht ekzistojnë, teksa shtoi se në mungesë të ligjit për Kooperimin Bujqesor, janë ngritur si organizata jofitimprurëse.
"Pra, japin vetëm statusin juridik të saj dhe ia kanë lënë ligjeve të veçanta, përgjithësisht ligjeve fiskale, të trajtojnë gjithë elementin e incentivës fiskale. Dhe pikërisht që tani skemat tona, pa dalë ky ligj, gjithmonë kanë vënë një bonus për të përftuar subvencionin, nëse fermerët vijnë të bashkuar. Duan të blejnë një traktor? Po të jetë një fermer i vetëm, që do të marrë kredi nga skemat tona për traktorin, i duhet një numër pikësh për ta marrë, ndërsa po të jenë tre-katër fermerë, që aplikojnë bashkërisht kanë një bonus dhe e marrin me prioritet, në krahasim me një të vetëm. Te tilla skema mund te jene me te mira sesa lehtësitë fiskale normative, që jepen për të gjithë subjektet, si për ata që janë në treg dhe ata qe nuk janë dhe që në shumë raste janë kthyer në skema dështimi", tha Ruli.
Në përgjigje të deputetit të opozitës, Erion Braçe, për aplikim të taksave të larta ndaj prodhimit bujqësor dhe agroindustrial, Ruli shpjegoi se qeveria ka subvencionuar dhe vazhdon të mbështesë fermerët vetëm kundrejt faturës tatimore që ata paraqesin, pas shitjes së prodhimit në qendrat e mëdha të grumbullimit, dhe asnjë herë fermerët e vegjël që shesin në tregjet e pakicës. /S.Ll/Start/
2012-04-05 16:04