E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Në 2011 ekonomia u rrit me 3.1%

Ndërkohë, po sipas këtyre të dhënave, krahasuar me 3-mujorin e tretë 2011, u rrit 0.1%.

Në këtë periudhë degët që patën rritje ishin transporti me 15.4%, tregtia me 8.8%, shërbimet e tjera me 5.4%, postkomunikacioni me 3.8% dhe ndërtimi me 1.2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2010.  Me rënie u paraqit dega e industrisë në 3-mujorin e fundit të vitit që shkoi me 7.8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2010.

 Krahasuar me 3-mujorin e tretë 2011 me rritje u paraqitën degët: post-komunikacioni me 3.3%, tregtia me 2.7% dhe shërbimet e tjera me 1.6%. Degët si industria, ndërtimi dhe transportit shfaqën rënie krahasuar me 3-mujorin e tretë 2011, respektivisht me 5.8 %, me 2.6% dhe 1.7%. 

Dega e bujqësisë në 3-mujorin e fundit të 2011-tës rezultoi me rritjen 1.9% ndaj 3-mujorit të katërt të 2010-tës dhe 0.9 për qind kundrejt tremujorit të tretë të 2011-tës.

                                                                                             2012-04-05 11:59
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›