METE heq licencat për 11 kompani të tregtimit të naftës

Shkak për këtë vendim është bërë mungesa e kushteve ligjore të kapaciteteve depozituese-magazinuese.
Ky vendim është marrë pas propozimit të Inspektoratit Qendror Teknik, i cili është institucioni përgjegjës për kontrollin e tregut të hidrokarbureve.
IQT, në bazë të kompetencave që i jep ligji, ka ushtruar kontroll në këto shoqëri dhe mbas përfundimit të kontrollit i ka propozuar ministrit sanksionin e heqjes së licencës. Kontrolli në këto shoqëri vjen pasi ndaj tyre më parë ishte vendosur sanksioni i pezullimit të lejeve të tregtimit për një afat 30 ditor, afat gjatë të cilit shoqëritë duhet të plotësonin mangësitë e konstatuara nga ana e institucioneve kompetente.
Marrja e këtyre sanksioneve është vazhdim i qëndrimit të METE për zbatimin e ligjit në këtë treg strategjik dhe shumë të ndjeshëm nga konsumatorët, me qëllim luftën ndaj informalitetit, garantimin e një furnizimi të sigurt të ekonomisë me produkte hidrokarbure, si dhe garantimin e cilësisë së produkteve që tregtohen, për të qenë në përputhje me standardet e kërkuara.
Nëpërmjet këtyre masave synohet gjithashtu garantimi i një konkurrence të ndershme nga operatorët e licencuar në kushtet e një tregu të hapur, të liberalizuar dhe të dominuar nga kompani private, bënë të ditur burime të METE.
METE garanton se do të vazhdojë punën për zbatim të ligjit për tregun e hidrokarbureve, duke luftuar informalitetin dhe çdo element tjetër negativ në ketë treg, duke i shërbyer direkt konsumatorit shqiptar për të patur një treg me standarde evropiane.
Licencat janë hequr për këto kompani:
1. shoqëria "Refraktare" sh.a
2. shoqëria "Glob Oil" sh.a
3. shoqëria "Gleand Oil"sh.a
4. shoqëria "Marash Oil" sh.a
5. shoqëria "KX Petrol" sh.a
6. shoqëria "Ylli Artemis" sh.a
7. shoqëria "General Lubrifikant" sh.a
8. shoqëria "L.C" sh.a
9. shoqëria "Rom Petrol" sh.a
10. shoqëria "ER - AR" sh.a
11. shoqëria "Leksoil Elika" sh.a .
/Start/
2011-09-05 15:47