E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Na ishte një herë një histori Parlamenti”

Opozita nuk e ka dhënë votën e saj për miratimin e këtyre ligjeve që shkojnë për të disatën herë në Kuvend për t’u miratuar.

Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku njoftoi deputetët për shtyrjen sërish të votimit të këtyre pr/ligjeve duke deklaruar se kjo ndodh për mungesë të dakortësisë mes mazhorancës dhe opozitës, ashtu si ka ndodhur dhe në seancat paraardhëse.

Ndërkohë që me shumicë votash Kuvendi miratoi pr/ligjin "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese", si dhe disa ndryshime në ligjin "Për profesionet e rregulluara". Disa prej pr/ligjeve ishin ai për Gjykatën Administrative, që prej më shumë se dy vitesh pret për t’u miratuar.

Pr/ligje të tjera në rendin e ditës ishin edhe ai “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” projektligji  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”; “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, projektligji “Për disa ndryshime she shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”; “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”. /Start/

                                                                                             2011-10-13 15:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›