E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet beratasi i dënuar për përdhunim

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol deklaroi se është ekstraduar nga Athina shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Myslim Sani, 19- vjeç, lindur në Berat.

Sani është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 2 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 102/2 dhe 22, të Kodit Penal.

Shtetasi Myslim Sani, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, në vitin 2008, në qytetin e Vlorës, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase shqiptare.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u mundësua arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Myslym Sani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›