E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ngjallet” ministri: Nuk jam qëlluar me armë, jam gjallë!

"Ministri ndodhet në punë që prej orës 08:00" (04:00 GMT), njoftoi i interesuari, Ruslan Balajev. "Nuk e di madje as se çfarë ka ndodhur", shtoi ai.

Më parë gjatë ditës, një zëdhënës i FSB-së kishte njoftuar se ministri ishte vrarë me armë zjarri, kur makina e tij ishte sulmuar, duke shtuar se shoferi i tij gjithashtu ishte vrarë.

Sulmet kundër forcave të rendit dhe autoriteteve janë pothuaj të përditshme në Ingusheti, në Çeçeni dhe Dagestan, tre republika të Kaukazit rus.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›