E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Zgjedhjet u deligjitimuan, votime të reja

Në një konferencë për shtyp, Dule theksoi se numërimi i fletëve të votimit, tjetërsoi vullnetin e popullit. Për këtë arsye, ai ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare. Por më parë, Dule ka nënvizuar se duhet një qeveri teknike.

“Mungoi vullneti politik për zgjedhjet. Numërimi i votave u bë keq. Të bëhet transparencë për zgjedhjet”, tha kreu i partisë minoritare. Dule thekson se duhet të krijohet një kod i ri zgjedhor, me vullnetin e të gjitha forcave politike në vend.

Gjatë konferencës, Dule ka bërë të ditur se kishte refuzuar ftesën e kryeministrit Sali Berisha për të qenë pjesë e koalicionit të ri qeveritar. “Refuzova ftesën e Berishës për qeverinë e re. Nuk jemi për pazare anadollake”, theksoi më tej ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›