“Oscar”, “Amnistia” në vend të “Faljes së gjakut”

Drejtori i QKK-së, Artan Minarolli, tha se për të mos lënë Shqipërinë pa përfaqësim u vendos që të konkurrojë filmi “Amnistia” i Bujar Alimanit. “Për nga kualiteti bordi përzgjodhi ‘Faljen e gjakut’, por pas kthimit nga Akademia ‘Oscar’, duke pasur parasysh përfaqësimin e mirë ndërkombëtar të filmit ‘Amnistia’ dhe pritjen e mirë nga publiku, ne zgjodhëm këtë të fundit”, tha Minarolli.
Pasi bordi i Akademisë “Oscar” ktheu filmin shqiptar, data 10 tetor u caktua afati i fundit që Shqipëria të propozojë një film tjetër për të konkurruar në “Foreign Language Film Award”, ku “Amnistia” u përzgjodh mes filmit “Maya” të Pluton Vasit dhe “Ballkan Pazar” të Edmond Budinës.
Sipas Artan Minarollit çështjet e kritereve të tyre ishin të dyshimta, por një nga arsyet kryesore që u kthye mbrapsht “Falja e gjakut” është regjisori i huaj. Pas përzgjedhjes së këtij filmi, regjisori i “Amnistisë”, Bujar Alimani, reagoi menjëherë me një letër drejtuar Akademisë së Filmit “Oscar”, pasi, sipas tij, ky film nuk plotësonte kriteret kryesore si produksioni, regjia, dhe skenaristi shqiptar.
“Amnistia”, premierë në Tiranë në maj të këtij viti, është shfaqur për herë të parë në Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe ka marrë disa çmime. Protagonistë janë aktorët: Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj.
“Amnistia” ka fituar edhe tre çmime në Leçe: Çmimi CINEUROPA 2011, Çmimi FIPRESCI dhe Çmimi special i jurisë. Gjithashtu filmi ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen, Danimarkë.
Në 22 tetor bordi i QKK-së me anëtarë Teodor Laçon, Esat Musliun, Bujar Lakon, Agron Tufën dhe Durim Nezirin, përzgjodhën filmin “Falja e gjakut” për të konkurruar në “Oscar” me motivacionin se filmi është tërësisht në gjuhën shqipe, është xhiruar tërësisht në Shqipëri dhe aktorët janë të gjithë shqiptarë.
Që nga viti 1996 katër filma shqiptarë kanë aplikuar për “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”, por asnjëri nuk është nominuar për “Oscar”.
/Start/E.B/
2011-10-07 15:03