Rritet inflacioni gjatë shtatorit

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin shtator 2011, arriti 109.8 %, duke shënuar një rritje prej 0.4 % krahasuar me muajin e mëparshëm.
Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shënoi një rritje prej 0.6 % krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 2.0 % vërehet në nëngrupin "fruta". Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të pjeprit me 28.8 %, shalqirit me 27.3 %, pjeshkave me 20.6 %, portokalleve me 6.6 %. Çmimet e disa frutave të tjera shënuan ulje gjatë këtij muaji, si kumbullat, kivi, mollët, limonët, etj. Çmimet e nëngrupit "zarzavate përfshirë patatet" shënuan një rritje prej 1.2 % ku mund të veçojmë rritjet e çmimeve të bishtajave me 7.1 %, bamjeve me 5.9 %, specave me 4.4%, domateve me 3.4 %, etj.
Gjatë muajit shtator çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera te grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupin "sheqer dhe ëmbëlsira" me 1.1 %, "qumësht djathë e veze" me 1.0 %, etj. Indeksi i grupit "shërbimi shëndetësor" shënoi një rritje prej 1.5 %, brenda të cilit çmimet e e medikamenteve mjekësore shënuan një rritje prej 1.8 %. Indeksi i grupit "transport" shënoi një rritje prej 0.4 %. Gjatë muajit shtator çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.7 %, ndërsa çmimi i benzinës një rritje prej 1.1 %./Start/
2011-10-07 15:13