E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Partitë të bashkëpunojnë për objektivin kombëtar”

Deklarata e tij u bë gjatë një vizite pune në Burrel, ku theksoi se "kam qenë kritik për mungesën e progresit, kryesisht për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Megjithatë, do të përsëris komentet që kam bërë vitet e fundit. Mendoj që ka nevojë për më shumë përpjekje dhe që partitë politike duhet të zgjidhin problemet e tyre. Duhet të punojnë së bashku për atë që është objektivi kombëtar, integrimi europian”, tha ambasadori holandez.
     
Ambasadori Van den Dol foli edhe për projektet e realizuara me mbeshtetjen e ambasadës holandeze, kryesisht në Burrel.
     
"Është kënaqësi që kthehem në Qarkun e Dibrës, në Burrel. Kam qenë këtu disa herë më parë. Ambasada ime, ka disa vite që mbështet Qarkun e Dibrës, si fillim në nivel bashkëpunimi mbi decentralizimin dhe në cilësinë e qeverisjes vendore dhe kemi ecur goxha përpara. Prandaj programi vazhdon, por mandati im mbaron në Shqipëri, ndaj zgjodha të vij përsëri këtu dhe të njihem me rezultatet që kemi arritur", u shpreh ambasadori i Holandës në Tiranë, z. Henk Van den Dool.

                                                                                             2012-07-06 18:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›