Tahiri: Imami të lejojë kontrollet

Në një deklaratë për Shtyp, Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Saimir Tahiri tha se kështu do të vërtetohej gjithçka lidhur me tregtinë e armëve, si dhe dyshimet publike për një trafik të paligjshëm të tyre.
Kështu Tahiri reagoi pas dorëheqjes një ditë më parë të të drejtorit të Shërbimeve Sekrete të Ushtrisë, Ylli Zyla, pas publikimit në media të fakteve se bashkëshortja e tij ishte aksionere në një kompani me dy ortakë, të cilët ndërkohë kishin dhe aktivitet të tregtisë së armëve.
"Kjo është e njëjta skemë si ajo e Gërdecit ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm. Njësoj si atëherëë, edhe sot zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe familjarë të tyre të lidhur me pushtetin politik janë përfshirë në tregti armësh dhe me dyshime të forta për trafik të paligjshëm armësh", deklaroi Tahiri./Start/
2012-07-06 18:20