E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia sekuestron 3.8 kg drogë, tre në pranga

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, të cilët sqarojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Triss I”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Jashar Kiptiu, 31 vjeç, Arben Daci, 43 vjeç dhe Luan Meidani, 47 vjeç.
     
Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës në afërsi të rrugës së Kavajës,  me sasinë e lëndës prej 3.8 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva.
     
Sipas policisë, gjatë hetimit në ngarkim të tyre, hetim i cili është shtrirë për një periudhë 6 mujore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, tregtonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në zonën e ish- Bllokut, ku shtetasi Jashar Kiptiu është proceduar disa herë po për këtë vepër penale./Start/

                                                                                             2012-07-06 17:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›