“Pushton” Tokën stuhia më e madhe diellore e 5 viteve të fundit

Dukuria e ndikimit të fushës magnetike të Tokës nga erërat diellore të krijuara nga copëza të ngarkuara në trajtë plazme të formuar nga protone dhe elektrone të përhapura në hapësirë nga shtresa e sipërme e Diellit e quajtur Korona, quhet stuhi diellore.
Megjithëse shkencëtarët pohojnë se stuhia diellore nuk do të ndikojë tek njerëzit, ata theksojnë se mund të krijohen çrregullime në sistemet e shërbimeve publike, udhëtimet ajrore, rrjetet satelitore dhe sistemit globale të njohur shkurt si GPS.
Krahas kësaj, stuhia diellore shihet më shumë në shtetet veriore dhe dritat e njohura si dritat veriore do të mund të shihen dhe në zonat përtej poleve.
E shfaqur si pjesë e ciklit diellor i cili plotësohet çdo 11 vjet, stuhia diellore pritet të arrijë pikën kulminante vitin e ardhshëm.
Koordinatori i institucionit të njohur si “Space Weather Prediction” i lidhur me qeverinë amerikane, Bill Murtagh, pohoi se duke filluar që sot stuhia diellore nuk pritet të jetë e përmasave të mëdha.
Ai gjithashtu pohon se stuhi të tilla janë përsëritur disa herë brenda një viti para një dekade.
Stuhia diellore më e fortë ka ndodhur në vitin 1859. Si rezultat i kësaj dukurie të njohur si ngjarja Carrington dritat e veriut të shfaqura zakonisht afër poleve ecën deri në afërsi të ekuatorit dhe u bënë shkak i çrregullimeve elektromagnetike në të gjithë botën duke përfshirë të gjitha aparaturat e lidhura me fushën elektromagnetike.
/Start/Aisa Kokiçi/
2012-03-08 15:43