E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjatë 2011-s u rrit indeksi i çmimit të prodhimeve

Sipas INSTAT, në 3-mujorin e katërt 2011, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 113.0 % (Viti 2005 = 100), duke shënuar rritjen 0.7% kundrejt tremujorit të tretë 2011.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën "Industri Përpunuese" u rrit me 1.4%, brenda të cilit rritjen më të madhe e pësuan çmimet e nëngrupit "Rafinimi i naftës dhe koksifikimi" me 8.2% dhe "Prodhimi i drurit përveç mobilieve" me 4.3%. ndustria Nxjerrëse dhe Industria Ushqimore u ulën në 3-mujorin e 4-t të vitit 2011. Kështu, industria nxjerrëse  shënoi uljen 1.2%, ku çmimet e produkteve "nxjerrja e produkteve energjetike" u ulën 0.6% dhe "nxjerrja e produkteve jo energjetike", 1.6%.

Edhe çmimet e prodhimit në aktivitetin "Industri ushqimore" u ulën me 3.0%.  Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 111.4 %, duke shënuar rritjen 0.9% krahasuar me 3-mujorin e tretë 2011, ku spikati rritja e çmimeve në degën "Industri përpunuese" me 1.8%. Në 3-mujorin e fundit të 2011-ës edhe Indeksi i Çmimeve të Eksportit (viti 2005 = 100) arriti 119.3%, duke shënuar një rritje prej 0.1%, krahasuar me 3-mujorin e tretë, ku çmimet e produkteve në degën " Industri përpunuese" u rritën me 0.4%, njofton INSTAT-i. /Start/

                                                                                             2012-03-08 13:30
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›