E Shtunë, 31 Tetor 2026

“S’preken” të pasurit

Berisha ishte sot në Petrelë në panairin e agro-biznesit.

"Qeveria nuk do të rrisë taksat, sic kërkon Rama me një urrejtje arkaike ndaj të pasurve. Unë i them atij se problemet e varfërisë në sistemin e lirisë nuk zgjidhen kurrë duke luftuar të mëkëmburin, por zgjidhen duke bërë çdo gjë që edhe të varfrit të bëhen të mëkëmbur. Në qoftë se ti rrit taksat sic thua, për të shkatërruar me një të rënë të lapsit qindra mijëra vende pune, nuk bën gjë tjetër veçse thellon varfërinë dhe mjerimin në vendin tënd. Kjo kohë ka perënduar, nuk kthehet më, merru me kujtimet e tua”, tha Berisha.

Duke folur për prodhimet bujqësore, kryeministri u kërkoi fermerëve të shtojnë drurët frutorë në tokat e tyre. "Kërkojmë të shumëfishohen drurët frutorë në këtë vend, sepse kjo është një rrugë e sigurt drejt begatisë të familjeve, të komunave tuaja, të vendit tonë“, tha Berisha.

"Sot jemi në zemër të tregut më të madh të botës, që është tregu i BE. Të bëjmë gjithçka për të rritur prodhimet tona të mrekullueshme. Në asnjë vend tjetër nuk janë prodhimet më të shijshme se këtu, ullinj të shijshëm si Tirana, Mallakastra, Berati e Elbasani nuk prodhohen askund. Qeveria do shtrijë infrastrukturën për t’iu ardhur në ndihmë. Fshatrat e komunat tuja nuk do kenë ndryshim nga lagjet e qyteteve tona, as nga komunat e vendeve të Evropës”, deklaroi kryeministri. /Start/

                                                                                             2011-11-13 13:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›