Makina bie në humnerë, tre të lënduar nga e njëjta familje

Policia lokale bëri me dije se një automjet tip Wolsvagen me targa belge ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka rënë rreth 10 metra në humnerë.
Mësohet se tre të aksidentuarit në mjet dy prindërit dhe djali i tyre, janë transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ende nuk ka identifikuar tre të aksidentuarit, ndërsa mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara i drejtuesit të mjetit. /Start/
2011-11-13 13:46