Burdisso shënjestrohet nga klubet spanjolle
Agjenti i lojtarit, Fernando Hidalgo po zhvillon negociata me skuadrat e interesuara për fubollistin argjentinas, i cili me sa duket ka vendosur ti thotë “lamtumirë” Interit, pasi ky klub ka transferuar ish-lojtarin e Bayern Munich, Lucio. Villarreal, Atletico Madrid dhe Sevilla, janë tre skuadrat që kanë shprehur interesin e tyre për transferimin e Burdissos këtë verë.