E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ta Nea”: Athina bombë termike për mënyrën e ndërtimeve

Investigimi shkencor i gazetës prestigjioze “Ta Nea” tregon se në qiellin mbi Athinë janë zbuluar pjesëza të vogla, të cilat jo vetëm e ndotin ajrin, por kanë edhe efekt serrë, sepse nuk japin mundësi të dalë ngrohtësia e cila lirohet nga qyteti.
      
Gazeta konfirmon se më 22 korrik shkencëtarët përmes një kamere speciale konfirmuan se temperaturat e mermerit të Akropolit ishin mbi 54 gradë Celsius. Në asfaltin e njërës prej rrugëve qendrore të Athinës, ''Patiosion'', temperatura arrinte në 66 gradë Celsius.
      
Gazeta "Ta Nea" shkruan edhe se rajoni i Atikës, në afërsi të Athinës, është mbingopur nga vlerat e ozonit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›