Palestina: Nuk ka bisedime pa ngrirje të kolonive hebreje
Këshilltari i lartë i presidentit palestinez deklaroi se një ngrirje e plotë pa kushte e kolonive hebreje dhe angazhimi i Izraelit në krijimin e shtetit palestinez, do të ishin të mjaftueshme për të risjellë presidentin Mahmud Abas në tryezën e bisedimeve.
Këshilltari, Nabil Shaath deklaroi para gazetarëve të huaj në Ramallah se qëndrimi i rikonfirmuar i komitetit themelor të partisë Fatah të presidentit Abas ishte për një ndalim dhe ngrirje të plotë të kolonizimeve, që do të zbatohet përgjatë gjithë territoreve të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka zhvilluar negociata me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Barak Obama, Xhorxh Mitçell, në lidhje me garancitë e Izraelit mbi çështjen e pezullimit të kolonive hebreje, sikurse ka kërkuar edhe presidenti Obama.