“Toka e Shqipes”, shfaqja e fëmijëve për 100-vjetorin

Vepra me tekst të Erion Kames, vjen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe gërsheton në përmbajtje të saj elemente që paraqesin simbolet shqiptare. “Toka e Shqipes" trajton lajtmotivin patriotik si në elementet e dekorit, skenografisë, kostumeve apo edhe të muzikës, e konceptuar me kukulla dhe njerëz.
Dy motra gjejnë një libër me përralla dhe ngjarja kalon në një realitet ireal, ku dy zogj shqiponje luajnë dhe ngacmohen me njëri-tjetrin deri në momentin e shfaqjes pranë tyre të gjarprit dhe trimit. Pjesa mbyllet me simbolikën e flamurit dhe përcjell mesazhin e bashkimit të shqiptarëve. Në shfajqen e re për fëmijë interpretojnë Anila Muçaj, Florian Kokona, Vilma Hodo, Sonjela Leço, Ledio Janushi, Florind Belliu, Nigela Ruka, Sava-Ermonela Alikaj.
Alma Hoti është e njohur për spektatorin me shfaqjen “Shtëpia e Bernarda Albës” e Lorkës, fituese për regjinë më të mirë në Festivalin Teatror të të Rinjve 2009, ndërkohë që kjo është eksperienca e saj e parë në teatrin e fëmijëve./Start/
2012-09-22 12:42