Vlorë, festival folklorik për 100-vjetorin e Pavarësisë

Ky aktivitet, që organizohet nga bashkia e këtij qyteti, synon të evidentojë vlerat e traditës shpirtërore të popullit shqiptar, si një nga faktorët më të rëndësishëm në ruajtjen e profilit të kulturës kombëtare. Organizatorët parashikojnë që në repertorin e grupeve pjesëmarrëse, të zerë vend të rëndësishëm epika historike, e alternuar natyrisht edhe me lirikën.
Synimi është që shpallja e Pavarësisë Kombëtare të spikasë si ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, çka pasqyrohet edhe në krijimtarinë dhe folklorin popullor.
Ky aktivitet do të pasojë festivalin tjetër të folklorit, që do të organizojë Bashkia e Vlorës në datat 13-15 tetor, në kuadrin e aktiviteteve të planifikuara për 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare.
Ky aktivitet përkon edhe me Ditën e Çlirimit të qytetit nga pushtuesit nazifashistë dhe synon të lidhë 2 data të rëndësishme për qytetin, 28 Nëntorin dhe 15 tetorin, ditën e çlirimit të qytetit. Në këtë festival do të marrin pjesë grupe folklorike të rrethit të Vlorës, por edhe të tjera të ftuara nga treva të tjera të vendit.
Aktualisht në Vlorë, organizohet prej 4 vjetësh Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival”, që vlerësohet nga CIOFF (Organizata Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve Folklorike) me seli në Luksemburg, si një nga aktivitetet më të njohura të folklorit në rajon dhe më gjerë.
Ky aktivitet që është shndërruar tashmë në një traditë, si një aktivitet me karakter të drejtpërdrejtë burimor e tradicional, përkon me ditën e çeljes së sezonit turistik, çka i jep atij edhe një dimension tjetër, atë të promovimit të resurseve turistike të qytetit./Start/
2012-09-22 14:47