Berisha: Filmit kundër Profetit, iu përgjigjëm me libra
Kryeministri Berisha iu drejtua punimeve të këtij takimi me një fjalë, ku vuri theksin në kthimin tek liritë si rruga më e mirë për daljen nga kriza që ka përfshirë Evropën dhe botën
Në këtë fjalim, Berisha u shpreh se vlerat e lirisë, demokracisë dhe tregut që janë konsoliduar në Shqipëri, janë në themel të zhvillimit të saj të jashtëzakonshëm në 20 vjet që nga rrëzimi i diktaturës komuniste dhe përballimit me sukses të krizës ekonomike botërore.
“Jam krenar që ju drejtohem sot, sepse ky është një vit i veçantë për vendin tim, viti i 100 vjetorit të pavarësisë sonë. Pavarësia e Shqipërisë u shpall 100 vite më parë, por ai ishte gjithashtu një vit vendimesh të tmerrshme për ndarjen më të padrejtë të territoreve shqiptare, që i shkaktuan një humbje të madhe vendit tim: vështirësi, diktaturë, pushtime. Por gjithsesi, kemi shumë arsye për të falënderuar Zotin, sepse sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, shqiptarët janë të lirë, Shqipëria është një vend i lirë që punon shumë për të ardhmen e tij”, tha Berisha.
Berisha foli edhe për filmin “Pafajësia e myslimanëve”, duke theksuar se në Shqipëri pavarësisht se pati indinjatë, imamët bënë thirrje për të dhënë libra falas si dhe të jepet gjak për talasemikët. “Më lejoni t’ju vë në dijeni mbi faktet e fundit, pas filmit të “Pafajësia e myslimanëve”, imamët në Shqipëri ishin të pakënaqur, por ata i bënë thirrje ndjekësve të tyre, në respekt të profetit Muhamed, të japin gjak për fëmijët talasemikë, të sigurojnë libra falas për të rinjtë, për t’i edukuar më mirë. Imamët arritën në përfundimin se kjo është mënyra më e mirë për ta nderuar Profetin. Unë besoj se kombi im mund të japë shembuj të mirë në një prej çështjeve më të ndjeshme të kësaj kohe, një tjetër mënyrë që kemi zgjedhur për të afruar vendet e pranverës arabe me Këshillin e Evropës”, theksoi kryeministri.
Ai shtoi se procesi i Pranverës Arabe është proces i pakthyeshëm. “Është një proces më i vështirë se procesi ynë i daljes nga diktatura komuniste në një shoqëri të lirë, sepse ata nuk kanë shembuj, nuk kanë modelin. Modeli, në përgjithësi, është në anën tjetër të Mesdheut. Prandaj do të jetë vendimtare, jetësore që vendet e lira të afrohen me ta; që institucionet evropiane, think-tank-et e tyre, t’i ndihmojnë ata për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokraci të konsoliduar”, shtoi.
Më tej, ai foli edhe për zhvillimet në Shqipëri 20 vitet e fundit, duke nënvizuar se nga vendi më i varfër në botë, Shqipëria është shndërruar në vendin me të ardhura të mesme të larta. “Kur shikojmë këtë krizë, që është shumë serioze, euro është një prej anëve të saj, por anë më të thella janë në bazën e saj. Unë besoj se njerëzit e lirë duhet të kenë kurajën të rikthehen tek liritë, sepse ka ndodhur diçka me liritë ekonomike në shoqëritë tona. Ju dëgjova duke përmendur Kinën, por nëse i shikoni liritë ekonomike në Kinë, do të gjeni një tipar ndryshe nga ai që ne kemi në mendjet tona, miku im. Kjo krizë do të jetë e gjatë, por ju bëj thirrje juve, miq nga vende të eurozonës dhe Bashkimi Evropian që të shqyrtoni mundësitë që mos ta lejoni atë të zgjerohet në zona të tjera. Sado të mëdhenj apo të vegjël që jemi, jemi shumë të ndërlidhur me njëri tjetrin, dhe mund të ndihmojmë, të japim sadopak ndihmë për të lehtësuar krizën në tërësi”, vijoi.
Berisha kërkoi që vendet evropiane të dërgojnë vëzhgues në Shqipëri për zgjedhjet e ardhshme. Në takimin që u drejtua nga Presidenti i Internacionales së Demokratëve të Qendrës, zoti Pier Ferdinando Casini, morën pjesë liderë politikë nga vendet anëtare, ndër të cilët kryeministrat e Spanjës, Irlandës, Hungarisë dhe Greqisë.
2012-09-22 10:30