E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli Refuzimi i statusit nga Brukseli faji vetem i Edi Rames

Genc Ruli, ministër i Bujqësisë, fajësoi direkt liderin e opozitës Edi Rama si shkaktarin kryesor të përgjigjes negative që Brukseli i dha Shqipërisë për statusin kandidat.

Sipas Rulit, Rama ka vetëm një ëndërr që është marrja e pushtetit dhe për këtë objektiv të tij ai është i gatshëm që të sakrifikojë edhe aspiratat integruese të shqiptarëve.

Duke u ndalur te sjellja e Presidentit Topi, në vlerësimin e Rulit, kreu i Shtetit po abuzon me pozicionin e tij kushtetues vetëm për fituar kredite politike në angazhimin e tij të nesërm.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›