“Gërdeci”, pretenca prej 500 fq vijon nesër, Pinari “fajtor”

Në seancën e sotme pritej të jepej pretenca për 29 pandehurit të kësaj çështje në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 15 mars të vitit 2008, ku humbën jetën mbi 20 persona dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.
Në seancën e sotme ka nisur leximi i pretencës nga ana e prokurorëve për të gjithë të pandehurit një e nga një. Por, duke qenë se dosja është voluminoze, trupi gjykues u detyrua të vijonte seancën edhe gjatë së martës.
Janë të paktën 500 faqe për dosjen “Gërdeci” të përgatitura nga ana e prokurorisë ku sqarohen të gjitha akuzat për të gjithë të pandehurit. Prokurori Altin Dumani deklaroi se iniciues i këtij biznesi, qe shkaktoi tragjedinë në Gërdec është ish-drejtori i kompanisë se importit të armëve 'MEICO', Ylli Pinari dhe bashkëpunëtori i tij, pronari i kompanisë Albademil, e cila bënte edhe demontimin e municioneve.
Prokuroria thotë se Pinari kishte ideuar këtë biznes dhe më pas kishte kontaktuar edhe personat që merreshin me tregtinë e armë si Patrik Henrin, dhe në Shqipëri Mihal Delijorgjin. Sipas prokurorisë, Ylli Pirani, drejtor i MEICO-s, Mihal Delijorgji, pronar i kompanisë Albademil, Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeçi, drejtues të fabrikës së demontimit, akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkëpunim në dëm të 26 personave. /Start/
2011-10-17 16:20