“Videoja”, replika midis tre liderëve

Kryeministri Sali Berisha gjatë një bisedimi me deputetët e partisë së tij, tha se videoja ishte një montazh dhe se Dritan Prifti e kishte kërcënuar se nëse do të largohej nga qeveria, do të dëmtonte maxhorancën aktuale.
“Historia e videos është mjerane. Autori i saj, kur do të largohej nga detyra e ministrit me vendimin e partisë së tij, vjen dhe mendonte se unë nuk do të pranoja një gjë të tillë. Unë i pranoj marrëveshjet. Unë nuk i shkel ato. Të tjerët mund të shkelin marrëveshjet me mua, por unë me ta jo, absolutisht. Ky është morali dhe karakteri im. Qëndrimet e mia unë i bazoj në moral. Dhe unë i them atij që nuk mundem, sepse unë zbatoj marrëveshjen. Në fund më thotë – me vjen keq, por unë këtë maxhorancë do ta dëmtoj, sepse kam një video. I them – sa të kesh fuqi e më shumë ta dëmtosh dhe çoja kujt të duash. Dhe, absolutisht, këtë përgjigje e mori çdo njeri në çdo kohë. Imagjinoni ju në qoftë se unë do të hapja një spirale? Po kush është ai që mund të marrë peng qeverinë e Sali Berishës? Kurrë! Kështu që unë po të doja”, ka deklaruar Berisha.
Ai tha se me këtë video u tentua të rrëzohej qeveria, por sipas kryeministrit, e vërteta është që Dritan Prifti dhe të tjerë nuk morën asgjë. “Pra e vërteta është që nuk ka arritur të marrë peng asgjë. Këto janë realitetet. Ai në mënyrën më të prerë i ka thënë bëj ç’të duash, publiko ç’të duash, unë nuk lëviz nga koalicioni. Unë nuk dorëzohem para krimit të organizuar. Kjo është e vërteta që ta dini. Në qoftë se lideri i opozitës i lejon vetes të montojë, atë trukojë, të falsifikojë dokumente për kryeministrin dhe t’ia servirë ato publikut, nuk e ka llogaritur mirë hesapin. I ka bërë gabim, i ka bërë pa hanxhi”, tha ai më tej.
Ndërkohë, kryetari i PS-së, Edi Rama, the se “Saliu duhet ta dorëzojë bllokun e neveritshëm të pisllëqeve dhe t’i hap rrugë popullit për të zgjedhur me votën e lirë qeverinë”. Ai shtoi se ndryshimet në qeveri janë një thellim në rrugën e gabuar të provokimit të popullit “nga ana e Saliut që vazhdon gënjen sy për sy dhe përpiqet edhe pse duke u përpëlitur të hedhë lumin duke zëvendësuar again e korrupsionit me qehajain për të mbajtur në këmbë një koalicioni kusarie e matrapazllëku”.
Në një reagim të mëvonshëm, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh se Edi Rama tentoi të bënte puç ndaj qeverisë. "Dua të ju konfirmoj se montazhi dhe titrat e vendosura nga Edi Rama, kjo veprimtari kriminale dhe e paligjshme si dhe shpifjet e bëra për shkak të detyrës, do të demontohen në mënyrën më spektakolare para drejtësisë dhe opinionit publik", deklaroi Meta.
Ai tha se "ky është proces që do t'a fitoj në mënyrën më spektakolare dhe në 8 maj do të jepet edhe gjykimi politik, për të cilin besoj se do të jetë vendimi për të pastruar jo vetëm Tiranën por gjithë politikën shqiptare".
Sipas Metës, "ky përgjim dhe montazh kriminal dhe i paligjshëm do të bëhet një shëmbull jo vetëm për autorët tyre por për cilin do tjetër që do guxojë të përdorë përgjimin për shantazhe për të kapur peng institucionet e vendit, liritë dhe të drejtat e gjithë qytetarëve shqiptarë". /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-17 17:01
[