Sherr në Kuvend, deputetët e PS i afrohen podiumit të Berishës

Në fjalën e tij lidhur me videon e shumëpërfolur, Berisha u shpreh se “atë e ka bërë një njeri që ka akuzuar babain e tij”. “Pak ditë më parë, kryetari juaj shfaqi një video”, tha kryeministri duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.
“Me çakallin e tij e kishte bërë sië donte ai. Kishte montuar një pjesë që thoshte: kryeministri, direktivë për tenderin. Kam ndjerë një kënaqësi të madhe, sepse kur ta bën këtë ai që ka akuzuar të atin për baba të djalit të tij, që ka paditur të atin, Kristaq Ramën, në gjykatë dhe s’ka pranuar të bëjë analizën...”.
Të indinjuar, deputetët opozitarë janë ngritur në këmbë dhe janë i drejtuar vendit ku ulet kryeministri. Rojet e gardës janë vendosur në radhë për të shmangur ndonjë degradim të situatës, ndërsa kryetarja Topalli ka ndërprerë seancën.
Por ndërprerja, e vlefshme vetëm për kamerat, ka zgjatur pak dhe sherret e ashpra vijuan më tej. Kryeministri ka irrituar deputetët socialistë me fjalorin e tij dhe akuzat ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama. “Ai zhveshi gruan e tij. Shkoni para selisë së PS-së dhe zhvishuni, që pas jush të zhvishet edhe kryetari juaj”, iu drejtua Berisha deputetëve.
Menjëherë ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se “Berisha jo vetëm që ka treguar degradimin e qeverisjes, por edhe qëndrimin e tij indiferent ndaj nevojave të qytetarëve shqiptarë, që po e shohin më së miri korrupsionin në radhët e kabinetit të tij”.
“Ne i bëmë një ofertë sot kryeministrit, që të ikë e të largohet”, theksoi Ruçi. “Dhe tani mund të themi se Berisha po ikën, por po ikën nga mendtë. Sot, ti Berisha ike me ato që shqiptarët panë e dëgjuan. Sot shqiptarët panë e dëgjuan se si ti edhe mund të vjedhësh, por edhe mund të tallesh. Edhe mund të vjedhësh, por edhe mund të cirresh, të shash, të mashtrosh dhe të lësh Shqipërinë pa integrim dhe të jesh krenar. Edhe të jesh i korruptuar edhe të betohesh për ndershmëri”.
2011-01-17 20:42
[