“Xhuvani”, vazhdon përplasja Ministri e Drejtësisë-Prokurori

Raporti i djeshëm i ministrit Halimi, i cili e cilësonte të papranueshëm dënimin me vetëm dy vite burg të djalit të deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, për vrasjen e një shtetasi, shkaktoi reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Me anë të një komunikate, Prokuroria u ankua se raporti i ministrit përbën një ndërhyrje e rëndë në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe në rastin konkret, presion i hapur ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në kushtet kur një çështje është ende në gjykim.
Sot, përplasjes i shtohet një tjetër episod, pasi me anë të një deklarate, Ministria e Drejtësisë thotë se inspektimi i saj është kryer në përputhje me kushtetutën.
“Është e drejtë por dhe detyrë e Ministrisë së Drejtësisë që në bazë të nenit 56 pika 2 germa “e” e ligjit Nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar. “ të inspektojë ecurinë e politikës penale dhe politikës së dënimit të ndjekur nga Prokuroria”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm duhet të ushtrojë kompetencat, pasi të lexoje me vëmendje 30 faqet e Raportit të inspektimit, si dhe të qëndrojë larg çdo deklarimi emocional./Start/
2011-12-24 13:31