Sarandë, shkatërrohet grupi kriminal rajonal

Në pranga përfunduan: 24 vjeçari Sentjon Lame, lindur në Konispol dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje; 23-vjeçari Sildjan Sulejmanasi, lindur në Çorovode dhe banues në Sarandë, 16-vjeçari O. A., lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje; 15-vjeçari K. R., banues ne Sarandë; 17-vjeçari Y. K., lindur e banues në Tepelenë; Erald Elezaj i arrestuar nga Komisariati Policisë Sarandë tre ditë më parë.
Këta persona akuzohen se në harkun kohor të dy viteve kanë kryer vjedhje banesash, lokalesh, automjetesh, motorash etj. Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtihej në qytetet e Sarandës, Tepelenës dhe Përmetit.
Policia e Sarandë po ashtu, në kuadër të këtij operacioni ka shpallur në kërkim edhe shtetasit Lisjan Kazo, vjeç 22, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje; Fatjon Abazi, vjeç 22, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje. /Start/
2011-12-24 13:12