E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zgjohet” Huntelar, Milani në vend të dytë

Pas 93 minutash të mërzitshme dhe me ritëm të ulët, atëherë kur të gjithë përgatiteshin për barazim, shfaqet Klas Jan Huntelar, që në harkun e dy minutave e dërgon topin dy herë në portën kundërshtare, duke i dhënë Milanit fitoren.

Fitore që sjell vendin e dytë, pasi tashmë skuadra e Leonardos ka 28 pikë, një më shumë se Juventusi dhe shtatë më pak se Interi kryesues. Javën e ardhshme, Milani do të presë në “San Siro” Sampdorian, kurse Interi do të luajë ndeshjen e madhe në fushën e Juventusit.

Katania 0 – 2 Milan, (Huntelar 93’, 95’)

Catania (4-3-2-1): Andujar 5; Bellusci 6,5, Silvestre 6, Spolli 6,5, Alvarez 6; Biagianti 6, Carboni 6,5, Llama 5,5 (61' Izco); Martinez 6,5, Mascara 6; Morimoto 6 (78' Ricchiuti). (Campagnolo, Potenza, Capuano, Ledesma, Plasmati). Trajner: Atzori.

Milan (4-2-1-3): Dida 6; Abate 6,5, Nesta 6, Thiago Silva 5,5, Zambrotta 5 (65' Antonini); Flamini 5,5 (84' Huntelaar 7,5), Ambrosini 6; Seedorf 5; Pato 5, Borriello 5,5 (74' F.Inzaghi 6,5), Ronaldinho 6,5. (Storari, Kaladze, Favalli, Di Gennaro). Trajner: Leonardo.

Gjyqtar: Brighi

Kartonë të verdhë: Flamini (M), Biagianti (C), Martinez (C), Spolli (C), F.Inzaghi (M)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›