E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi londinez është për Çelsin

Skuadra e Karlo Ançelotit “bën ligjin” edhe në “Emirates Stadium”, duke shënuar tre herë në portën e Almunias dhe duke e lënë të paprekur distancën prej pesë pikësh nga Mançesteri i vendit të dytë (36 pikë ka Çelsi, 31 Mançester Junajtid).

Didier Drogba dy herë (41’ dhe 86’) dhe një autogol i Vermalen në minutën e 45-të u dhanë tri pikët e radhës ekipit të Ançelotit, që vazhdon të mos njohë rivalë. Nga ana tjetër, Arsenali merr një goditje të rëndë dhe zbret në vendin e katërt me 25 pikë, një më pak se Totenhemi i vendit të tretë.

Ndërkohë që në derbin tjetër të luajtur dje në "Gudison Park", Liverpuli mposhti 2-0 Evertonin, duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve (në vendin e pestë).

Arsenal 0 – 3 Çelsi, (Drogba 41’, 86’, Vermalen 45’ o.g)

Arsenal: Almunia; Sagna, Gallas, Vermaelen, Traore; Fabregas, Song Billong, (Walcott 45’), Denilson, Nasri (Rosicky 65’); Eduardo (Vela 56’), Arshavin. Trajner: A. Venger

Çelsi: Cech; Ivanovic, Carvalho, Terry, A.Cole (Ferreira 72’); Mikel, Essien, Lampard, J.Cole (Deco 67’); Anelka, Drogba (Malouda 87’). Trajner: K. Ançeloti

Gjyqtar: A. Marriner

Kartonë të verdhë: Traore, Fabregas / Mikel, Drogba  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›