E Shtunë, 31 Tetor 2026

“El Classico” i takon Barçës, vendos Ibra

“Klasikja” në fakt nuk zhgënjeu aspak pritshmëritë: spektakël dhe emocione për 95 mijë të pranishmit në “Kamp Nou” dhe për miliona të tjerë në të gjithë botën. Për t’iu përgjigjur aktivizimit të Mesit që nga minuta e parë, Manuel Pelegrini hodhi që në fillim në fushë dyshen Kaka-Ronaldo.

Në pjesën e parë Reali zhvilloi një lojë të mirë, duke e vënë disa herë në vështirësi portierin Valdes, që ishte shpëtimtar përballë Ronaldos në një rast të pastër shënimi. Me fillimin e pjesës së dytë shihet një tjetër Barcelonë. Ibra në Vend të Henri në minutën e gjashtë, lëvizje që do t’i sillte suksesin skuadrës së Pep Guardiolës. Sepse vetëm katër minuta më vonë, suedezi dërgon topin në rrjetë pas krosimit të Dani Alvesh.

Tashmë katalanasit kontrollojnë gjithçka dhe as dalja me karton të kuq e Serxho Buske nuk ndryshon gjë (në minutat e fundit numri i lojtarëve në fushë barazohet, pas daljes së Lasana Diara).

Barcelona 1 – 0 Real Madrid, (Ibrahimoviç 56’)

Barcelona (4-3-3): Valdes 7; Dani Alves 7, Piquè 6,5, Puyol 7,5, Abidal 6,5; Xavi 6, Busquets 4,5, Keita 5 (65' Yaya Tourè 6); Messi 7, Henry 5 (51' Ibrahimovic 7,5), Iniesta 7. (Pinto, Marquez, Maxwell, Chygrynskiy, Pedro). Trajner: Guardiola

Real Madrid (4-2-3-1): Casillas 6,5; Sergio Ramos 6,5, Pepe 6,5, Albiol 5,5, Arbeloa 5,5 (73'Raul); L. Diarra 5,5, Xabi Alonso 6; C. Ronaldo 6,5 (65' Benzema 5,5), Kakà 6,5, Marcelo 5,5; Higuain 5,5. (Dudek, Garay, Diarra, Granero, Drenthe). Trajner: Pellegrini

Gjyqtar: Undiano Mallenco

Kartonë të verdhë: Arbeloa (RM), Albiol (RM), Pepe (RM), Marcelo (RM)

Kartonë të kuq: Busquets (B) / Lassana Diarra (RM)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›