E Diel, 1 Nëntor 2026

82,8% e makinave të reja në janar-prill, me teknologji elektrike hibride

TIRANË, 18 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur sot se gjatë muajve janar-prill 82,8% e autoveturave me zero kilometra të regjistruara në vend janë Electric Hybrid Plug-in.

DPSHTRR thekson se këto shifra tregojnë një rritje prej 26,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025.

Autoveturat Plug-in Hybrid kombinojnë motorin elektrik me atë me djegie të brendshme, duke ofruar mundësi karikimi nga rrjeti elektrik dhe një autonomi më të madhe në krahasim me hibridet tradicionale.

Kjo teknologji mundëson kursim të konsiderueshëm të karburantit, ulje të kostove të përdorimit dhe reduktim të ndotjes në zonat urbane.

Rritja e regjistrimeve të këtyre mjeteve konsiderohet një hap drejt krijimit të një flote më të pastër, më efikase dhe më miqësore me mjedisin, njëkohësisht duke e afruar Shqipërinë me standardet europiane për mobilitet të qëndrueshëm.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›