E Diel, 1 Nëntor 2026

FUTBOLL – Mourinho rikthehet te Real Madridi pas 13 vitesh

MADRID, 18 maj /ATSH-DPA/ – Jose Mourinho ka rënë dakord të rikthehet si trajner i Real Madrid, 13 vjet pas largimit të tij nga klubi madridas, raportojnë mediat.

Tekniku 63-vjeçar portugez pritet të zëvendësojë Alvaro Arbeloa, i cili mori drejtimin e ekipit në janar pas largimit të Xabi Alonso drejt Chelsea.

Arbeloa e drejtoi Realin drejt vendit të dytë në La Liga, megjithëse skuadra mbeti 11 pikë pas kampionëve të Barcelona.

Mourinho drejtoi Real Madridin nga viti 2010 deri në 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi titullin kampion në Spanjë – me skuadrën që grumbulloi rekord 100 pikë – si dhe Kupën e Mbretit.

Rikthimi i tij vjen pas javësh spekulimesh se presidenti Florentino Perez e konsideronte portugezin si njeriun e duhur për ta rikthyer klubin në garë serioze ndaj Barcelonës dhe në elitën e UEFA Champions League, pas eliminimit në çerekfinale nga Bayern Munich këtë sezon.

Perez ka qenë nën presion në rritje javët e fundit, pasi klubi ka mbetur pa trofe për dy sezone radhazi. Madje, ai u përball edhe me protesta gjatë fitores 2-0 ndaj Oviedo në “Santiago Bernabeu”.

Mourinho ishte emëruar trajner i Benfica në shtator të vitit të kaluar me kontratë dyvjeçare dhe e udhëhoqi skuadrën drejt vendit të tretë në kampionatin portugez, pas Porto dhe Sporting Lisbon, duke mbetur i pamposhtur gjatë kësaj periudhe./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›