E Shtunë, 31 Tetor 2026

83 viktima nga acari ne Ukraine

Rrugët e Kievit në Ukrainë janë mbuluar nga dëbora, ndërsa temperaturat kanë arritur në minus 14 gradë celcius.

Ndërsa gjatë javës temperatura më e ulët arriti në minus 23 gradë.

Disa banorë thonë se janë të paktat vendet për të pastrehët në Kiev për t’u mbrojtur nga të ftohtët.

“Njerëzit kanë jetë të ndryshme. Disa jetojnë në shtëpi të ngrohta, ndërsa të tjerë jetojnë në fshat, ku nuk ka ambjente të ngrohta. Mesa di unë nuk ka energji elektrike në rreth 500 fshatra”-shprehen banorët.

Sipas mediave lokale, afërsisht 100 qytetet dhe fshatra në mbarë vendin janë pa energji elektrike që nga fundjava.
Njësitë ushtarake kanë zbarkuar në zona të bllokuara për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve.
Me dhjetëra njerëz kanë vdekur në Ukrainë nga i ftohti që ka mbërthyer vendin. Sipas ministrisë së Shëndetësisë 83 persona kanë humbur jetën, sipas “Interfaz Ukraine”. Shumica e viktimave janë gjetur në rrugë.
Ndërsa vitin e kaluar më shumë se 100 persona vdiqën nga të ftohtët në Ukrainë.
I ftohti polar ka përfshirë edhe Rusinë, ku ka arritur në 88 nurmi i viktimave dhe mbi 500 të shtruar në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›