Europe temperaturat e acarta kane marre jeten e 200 personave
Rreth 90 persona kane humbur jetën si pasoje e te ftohtit të acartë në Rusi.
Në kryeqytetin rus, termometri shënoi minus 30 grade celsius. Ndërsa ne lindje te Siberisë, ulja e temperaturave shënoi një nivel rekord, minus 52 grade.
Metereologët thonë se per disa rajone te Rusisë, temperatura te tilla kaq te ulëta nuk ishin regjistruar prej me shume se gjysëm shekulli. Autoritetet moskovitë këshilluan prindërit te mos i dërgojnë fëmijët e tyre ne shkolle këto dite. Përpos viktimave, 540 persona janë shtruar ne spital me hipotermi.
Agjensia ruse e lajmeve Ria Novosti thotë se vetëm gjate 24 orëve te fundit, 7 vete kane ndërruar jete nga i ftohti ne vend, përfshire një fëmijë. Sipas eksperteve, temperaturat e kësaj periudhe janë 12 grade me te ulëta se mesatarja sezonale.
Në mbarë Europën, numri i viktimave nga ngricat është gati 200
Rrugët e Kievit ne Ukraine janë mbuluar nga dëbora, ndërsa temperaturat kane arritur ne minus 14 grade celsius. Tre paktën 83 persona kane humbur jetën disa banore thonë se janë te paktat vendet për te pastrehët ne Kiev për tu mbrojtur nga te ftohtët.