E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker ne Siri 90 viktima

Me dhjetëra persona janë vrarë dhe janë plagosur nga një sulm ajror në një dyqan buke në provincën Hama në Siri.

Aktivistët flasin për 90 viktima, në një prej sulmeve më të rënda në luftën civile në Siri.

Video e transmetuar edhe nga Reteurs tregojnë me dhjetëra trupa të përgjakur në rrugë.

Në video dëgjohen ulërimat e njerëzve, ndërsa të tjerë që ndihmojnë në plagosurit.

Autenciteti i videos nuk mund të verifikohet. Qeveria ka kufizuar aksesin e mediave në Siri.

Aktivistët thanë se me qindra persona po mbanin radhë në dyqanin e bukës. Mungesat në furzinimin me karburant dhe miell e kanë vështirësuar prodhimin e bukës në vend dhe njerëzit presin me orë të tëra për të blerë bukë.

Akti i fundit i dhunës vjen teksa i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe, Lakhdar Brahimi ndodhet në Damask për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund dhunës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›