E Shtunë, 31 Tetor 2026

89 vjet miqesi Shqiperi-SHBA


Marrëdhëniet dipllomatike mes Shqipërisë dhe Amerikës e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë.

Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.
 
Presidenti pasardhës i Wilson-it, Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin dipllomatik më 4 Dhjetor 1922.

Një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë  të marrëdhënieve, por që ishte njëkohësisht i pari që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë.

"Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij", shkruan Smith në kujtimet për punën si ambasador në vendin tonë.

Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetra amerikanë vërshuan në vendin tonë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë.
 
Kjo do të vazhdonte deri në vitin 1939 kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Zogut nga vendi.

Ambasadori amerikan në atë kohë në Tiranë, Hugh Grant, i ofroi tre pasaporta amerikane Zogut: një për vete, një për mbretëreshën Geraldinë dhe një për Lekën e sapolindur, të cilat u refuzuan nga ai.

Ambasada  amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant u largua më 27 Shtator.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 52 vjet asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA.

Sistemi i Enver Hoxhës e shpalli Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilësoi si  xhandarin e botës.

Më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rithyen. William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada më 21 qershor 1991 sekretari amerikan i shtetit James Baker do të vizitonte Tiranën. Me mijëra shqiptarë mbushën sheshin Skëndërbej duke i rezervuar një pritje madhështore, e ngulitur në memorien e të gjithëve.

Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do ta shënonin kulmin e tyre me vizitën historike të Presidentit George W Bush më 10 Qershor 2007, e para e një presidenti amerikan në Shqipëri. Pamjet e qytetarëve të Fushë-Krujës duke u shtyrë për të përqafuar presidentin Bush, i cili përballë entuziazmit të qytetarëve theu rregullat e sigurisë, do të ktheheshin në lajmin kryesor të televizioneve amerikane.

Sot, kur festohet 20 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve dipllomatike Shqipëri-SHBA, marrëdhëniet me SHBA janë më të mirat e mundshme që Shqipëria ka me një shtet, por nga ana tjetër janë këto marrëdhënie që i kanë dhënë një dimension tjetër kombit shqiptar në botë.

Dipllomati Roland Bimo ishte ambasadori i parë shqiptar në SHBA pas rivendosjes së marrëdhënieve thotë që janë një sërë aryest për nivelin e tyre.

“Unë kam patur fatin dhe nderin që të shërbej si ambasadori I parë shqiptar në SHBA pas rivendosjes së marrëdhënieve dipllomatike. Janë marrëdhënie të bazuara në vlera të përbashkëta, në avancimin e demokracisë dhe histori”, shprehet Bimo.

Ndihma në demokratizimin e  vendit tonë, por edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës i dedikohen më së shumti politikës amerikane dhe natyrisht marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

Një politikë dhe një marrëdhënie që  në 22 shtator 2011  mbushi 89 vjet. Mes Shqipërisë dhe SHBA në momentin dhe në rastin më të keq, ne shqiptarët i quanim amerikanët armiqtë numër një në botë dhe në më të mirin, jemi cilësuar si populli më proamerikan në botë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “Koha për një debat publik”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka theksuar në një editorial të publikuar në faqen e tij të internetit se “është koha kur Shqipërisë në udhëkryq i duhet një debat publik, ku Saliu dhe unë duhet të dalim të dy para shqiptarëve që përfaqësojmë dhe të ballafaqojmë ato që ata i dëgjojnë prej nesh veç e veç”. Një LSI djathtas?!
Skender Minxhozi - Më në fund, për herë të parë në karrierën e tij të gjatë politike, Bamir Topi u tha pardje shqiptarëve nga ekrani i Sokol Ballës, se shefi i tij i dikurshëm është bërë për t’u mëshiruar. Berisha: Rama, strategji bllokimesh
Inaugurimi i rruges Gjinar -Elbasan, me një gjatesi 21 km dhe që lehtëson lëvizjen për 15 mije banore te zones atje dhe ka impakt ne zhvillimin e turizmit malor dhe agro-biznesit, ishte nje rast i mire per kryeministrin Sali Berisha te bente dallimin mes tij dhe Edi Rames.
Shqipëri që flet me vete apo Shqipëri që flet për vete
Arian Galdini - Qëllim themelor i këtyre radhëve është ngasja e domosdoshmërisë që të gjithë ne qytetarët shqiptarë të fillojmë të hulumtojmë brenda vetes sonë. Rroftë pushteti, poshtë opozita!
Mustafa Nano - Kur erdhi refuzimi i parë nga ana e BE-së i kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat, m’u desh të ndodhesha në studiot e televizionit “Alsat”, në një debat me njerëz të pushtetit.

Lajmet kryesore

Miqësia Shqipëri-SHBA
20 vjet nga hapja e ambasadës amerikane në Tiranë
“Koha për një debat publik”
700 të arrestuar në Nju Jork
Ende të rinj, por drejt plakjes

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›