Miqesia Shqiperi-SHBA

Me rastin e 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane vendosi të organizojë një ceremoni festive në rrugën “Murat Toptani”, në Tiranë.
Në fjalën e hapjes së kësaj ceremonie, ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksander Arvizu, falenderoi popullin shqiptar që lejoi SHBA-në të bëhej pjesë e zhvillimit të tij.
“Falemnderit që na lejuat të jemi pjesë e juaja në këto 20 vjet kur keni ndërtuar Shqipërinë. Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës dhe Policinë e Shtetit, pa të cilët ky eveniment nuk do të ishte organizuar. Gjithashtu falenderoj edhe mediat për pasqyrimin e këtij aktiviteti”, u shpreh Arvizu.
Nga ana e tij, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që ka luajtur SHBA në ngjarjet e rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.
“Për ne shqiptarët, rihapja e ambasadës amerikane 20 vite më parë ishte një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme. SHBA për ne është më shumë se një vend, është një ide e madhe. Ideja se liria është e mundur, se njerëzit janë krijuar për të qenë të lirë dhe se vetëm në liri njeriu mund të realizojë potencialin e tij të plotë; ideja se demokracia jep rezultat dhe duhet dëgjuar zëri i qytetarëve”, theksoi Basha në fjalën e tij përshëndetëse.
“Në këto 20 vite miqësi ne i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar në lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe për mbështetjen që dha SHBA në pranimin e Shqipërisë në NATO. Me këtë rast kujtoj djemtë shqiptarë që shërbejnë në mbrojtje të lirisë rreth e rrotull botës”, shtoi kryebashkiaku.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Ende të rinj, por drejt plakjes
Shqiperia vazhdon te mbetet një vend me moshë mesatare të re, nën 33 vjec. Por që nga viti 1960 lindjet kanë pësuar rënie, tendencë që konfirmohet edhe nga rregjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2001. Kjo rënie e lindjeve tërheq vëmendjen për fillesën e mplakjes së popullsisë. Tiranë, nis zhbllokimi i hapësirave publike
Ka nisur në Tiranë aksioni për tregtarët që s'kanë liruar hapësirat publike sipas afatit të vendosur nga bashkia.
Thirrja e Pollos: Mbështeteni censusin
Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit Genc Pollo, i ka bërë thirrje qytetarëve që të pranojnë dhe t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë që nis mëngjesin e datës 1 tetor. Abuzimi me ilacet në spitale
Pacienti do të firmosë tashmë në kartelën e tij për të gjitha medikamentet që ka blerë gjatë kohës që ka marrë mjekimin në spital. Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Minatorët e Bulqizës dalin nga greva e urisë pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë e kromit ACR.
Lajmet kryesore
“Koha për një debat publik”
Editorial i Edi Ramës në faqen e tij në internet
Fillon zyrtarisht regjistrimi
Lufta tregtare, Kroacia kërkon të penalizojë Shqipërinë
Ende të rinj, por drejt plakjes