E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, ish-presidenti Kacav do qëndroj në burg

Gjykata Supreme e Izraelit e ka refuzuar ankesën e ish presidentit Moshe Kacav, lidhur me vendimin e një gjykate për dënimin me 7 vjet burg, për përdhunim.

Kacav ishte dënuar në dhjetor të vitit të kaluar, për përdhunimin e një ish punëtoreje kur ai ishte ministër, dhe për keqtrajtim seksual të dy femrave të tjera, gjatë viteve 2000 – 2007, kur ai ishte president.

Ish presidenti Kacav, 65 vjeç e fillon vuajtjen e dënimit në burg, më 7 dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›