E Shtunë, 31 Tetor 2026

9 të vrarë pas një shpërthimi në Bagdad

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë pranë një ndërtese qeveritare në Bagdad.

Sipas zyrtarëve, rreth 40 persona janë plagosur nga i njëjti shpërthim, ndonëse shifrat nuk kanë mundur të verifikohen menjëherë.

Policia tha se sulmi kishte në shënjestër një zyrë shiite.

Përgjegjësinë për shpërthimin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por dyshimet bien mbi militantët sunitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›