E Shtunë, 31 Tetor 2026

9-vjeçari del me sukses nga operacioni

Aksidenti

Mjekët e Spitalit Ushtarak bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e dy fëmijëve që u plagosën rëndë në aksidentin e së shtunës në fshatin Dom të Komunës Gjegjan, ka një tjetër përmirësim.
Ndonëse të dy vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e reanimacionit në Spitalin Ushtarak, shpresat e tyre për jetën janë rritur.

Erikson Peraj, djali 9-vjeçar që u operua në mushkëri dy ditë më parë, tashmë është përshtatur mirë me aparatin e frymëmarrjes dhe nuk ka pasur temperaturë pas operacionit.
Sipas mjekëve, Eriksoni ka shfaqur parametra jetësorë dhe laboratorikë më të mira gjatë ditës së djeshme. Ndërsa vajza Raisa Mustafa, e cila vazhdon të jetë në koma cerebrale, por që dy ditë më parë lëvizi gjymtyrët në mënyrë spontane, dje kishte një tjetër përmirësim të lehtë. Sipas përllogaritjeve që bëhen në shëndetësi në rastin e gjendjes së komës, gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar në një pikë tjetër.
Ndërsa pacientja tjetër, pjesëtare e familjes Mustafa, është operuar dy ditë më parë në të dyja këmbët.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›