E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina mund SHBA-në: Është shpenzuesi më i madh i energjisë në botë

Sipas Agjencisë Energjetike, kjo ka ndodhur shumë më herët nga parashikimi

Kina ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa i përket vendit të parë që ajo ka zënë deri më tani për konsumimin e energjisë. Kjo të paktën thuhet në një raport të Agjencisë së Energjisë. Kina menjëherë e priti me mosbesim rezultatin e raportit, duke deklaruar se shumë nga të dhënat e tij ishin të pabesueshme. Agjencia me bazë në Paris tha se në vitin 2009 konsumi i energjisë në Kinë, ai nga nafta, qymyri dhe energjia diellore, ka qenë i barabartë me 2265 miliardë tonë naftë, krahasuar me 2.169 miliardë të konsumuar prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës të njëjtin vit.

Bëhet fjalë për një ndryshim historik, që vjen shumë vjet para parashikimeve. Ndërkohë Kina mban edhe statusin e njërit prej vendeve që shkakton ndotjen më të madhe të mjedisit në planet dhe kërkesa e saj për energji është duke i rritur edhe çmimet në tregun botëror. Sipas zyrës së sipërpërmendur, konsumi i energjisë nga ana e Kinës është dyfishuar brenda një dekade. Arsyeja e një shpenzimi të tillë të energjisë është industria e madhe në Kinë, si dhe rritja e mirëqenies. Shumë kinezë kanë blerë kondicionerë për ajrin dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake që harxhojnë një sasi të madhe energjie. Dhe kjo e rrit numrin e energjisë së harxhuar. Shtimi i energjisë ka shkaktuar edhe shtimin e ndotjes dhe atë të emetimit të gazeve të dëmshme dhe të paktën sipas qeverisë kineze, ajo po përpiqet që të ulë ndotjen. Sipas statistikave, Kina prodhon dhe konsumon një sasi të madhe qymyri, që është një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit. Një pjesë e madhe e uzinave dhe fabrikave funksionojnë me qymyr. Në vendin e dytë vjen nafta, që gjithashtu ka problemet e saja dhe së treti energjia diellore, e cila është e pastër dhe sipas qeverisë kineze përdorimi i saj po shtrihet në masë në shumë zona industriale.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›