9 vjet nga ndërhyrja e SHBA-së, protesta në Iran
Qindra mijëra njerëz kanë marshuar të hënën në jug të Irakut, duke kërkuar kushte më të mira për jetë.
Demonstrata në qytetin Basra vjen në përvjetorin e nëntë të ndërhyrjes së SHBA-së në Irak, që ka çuar në rrëzimin e sunduesit veteran, Sadam Husein.
Protestuesit, e udhëhequr nga besnikët e klerikut shiit anti-amerikan, Muktada al-Sader, kanë ngritur zërin kundër papunësisë së lartë, korrupsionit dhe ngecjes ekonomike.
Demonstrata ka zënë vend vetëm pak ditë para samitit të Ligës Arabe, mirëpritës i të cilit do të jetë Bagdadi.