E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi në konferencën kundër diskriminimit në Mal të Zi

Zhvillohet sot në Mal të Zi konferenca “Bashkë kundër diskriminimit”, e cila mbahet nën patronazhin e kryeministrit të Malit të Zi, Igor Luksiç. Kosova do të përfaqësohet në këtë konferencë nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Në këtë konferencë, në të cilën do të marrin pjesë zëvendëskryeministra dhe ministra nga shtetet e rajonit të Ballkanit e më gjerë, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, të korit diplomatik, ekspertë ndërkombëtarë dhe aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, zëvendëskryeministri i Kosovës Kuçi, përveç diskutimit, pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse.
Konferenca do të trajtojë aspekte të diskriminimit të të drejtave të njeriut, si dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›