E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Gjykata shfajëson vëllain e Osama bin Laden

Vëllai i udhëheqësit të Al Kaidës, Ajman al-Zavahiri, është liruar nga akuzat për terrorizëm nga gjykata ushtarake në Kajro, raportojnë burime zyrtare nga Egjipti.

Muhamed al-Zavahiri ishte pjesë e grupit të dënuar në vitin 1998, për shkak të planifikimit të sulmeve.

Vëllai i tij, Ajman, ka marrë udhëheqjen e organizatës terroriste, Al Kaida, pas vrasjes së kryeterroristit Osama bin Laden nga komandot e Shteteve të Bashkuara.

Gjykata ka shfajësuar edhe Muhamed Islambulin, vëllai i të cilit, Khaled, ka vrarë ish-presidentin e Egjiptit, Anvar Sadat, në vitin 1981.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›