90 minuta errësirë në Qemal Stafa, fajësohet drejtori i stadiumit

Situata 90 minuteshe e Black OUT-it ne Stadiumin Qemal Stafa u shoqerua me deklarata te menjehershme te autoriteteve. Edhe pse Ministri i Ekonomise dhe Energjise, Dritan Prifti ishte prezent ne stadium gjate nderprerjes se dritave, Ministria e tij reagoi me anen e nje deklarate.
“Defekti ka ndodhur në rrjetin e brendshëm të stadiumit, ndërsa eshte e
pafalshme mungesa e një gjeneratori. Përgjegjësia bie mbi drejtorinë e
stadiumit”, thuhej ne deklaraten e Ministrise se Energjitikes.
• Trofeu "Taçi Oil". Reali Madridit mund 2-1 Gramozin
Nga ana e saj OSSH njoftoi se shkak i mungesës së dritave ka qenë një
qark i shkurtër që ka sjellë djegien e transformatorit. OSSH dergoi
menjehere specialistet e saj ne stadium si edhe nje gjenerator qe ktheu
energjine dhe beri te mundur rifillimin e pjeses se dyte te ndeshjes
Real i Madridit – Gramozi rreth ores 20:30.
Po ashtu ne mbremje reagoi per kete ngjarje te paprecedente edhe Partia
Socialiste. "Ky njeri qe e ka emrin Sali Berisha qe jo vetem nuk nxjerr
dot qimen nga qulli ne ceshtjet e shtetit dhe qeverijse po paska pasur
dhe qimen e derit duke sjell terslliqe e fatkeqesira. Dhe sot ne nje
dite festive e te gezueshme na beri ne prani te mediave boterore gazin e
botes dhe ne vend qe te menaxhonte kuotat e HEC-eve, ti ulte ato, uli
kuotat e shqiptareve", tha Eduart Shalesi.
Eno Skarço
Azhornuar së fundi ( e enjte , 21 janar 2010 )
< I mëparshmi