Hasan Nallbani fiton "Onufri '09"

Piktori shqiptar Hasan Nallbani u vleresua me cmimin e pare te "Onufri 09". Nje kompozim vaji ne kanavace i dha cmimin e pare artistit te njohur me motivacionin, "Per cilesine dhe origjinalitetin qe karakterizion pikturen e tij ne kete faze te fundit. Per nje liri kompozimi, i cili karakterizohet nga nje tension vital shprehes. Cilesi qe jane shume aktuale ne ditet e sotme".
"Kjo eshte nje perceptim, nje menyre si une e perceptoj nje veper arti.
Ne kete kuptim nuk eshte ideja e pasqyrimit te nje pamjeje fotografike,
por e nje perceptimi emocional, artistik", thote piktori Nallbani.
Cmimi i dyte i shkoi dy piktoreve me referime te ndryshme te linjave te
tyre artistike, dhe per merita te barabarta: Aldi Zgjani per vepren "Sit
still seeking!" dhe Enkelejd Zonja, per vepren "Perralle nga '97".
Vilma Masha