Berisha: Rama do pazare për statusin, 2013-ta me megabuxhet

Greva e ish të burgosurve politike dhe akuzat në drejtim të qeverisë ka qenë kryefjalë e Kryeministrit Berisha në konferencën e radhës me mediat. Numri një i qeverisë ka mohuar të gjitha akuzat e PS, duke deklaruar se gjatë qeverisjes së tij janë shpërndarë dhjetëra milionë dollarë për ish të përndjekurit, ndërsa PS nuk ju ka dhënë asgjë të përndjekurve në 8 vite mandat. Duke e konsideruar, kreu i qeverisë ka përjashtuar mundësinë e negociatave me grevistët, ndërsa ka garantuar se ajo cfarë u takon me ligj do ta marrin.
“Kur këta zotëri përdornin kamerat dhe u thonë shqiptarëve që nuk na është dhënë asnjë këst, po u thonin një të pavërtetë të madhe. Secili ka marrë këstin e parë, edhe të dytin. Por ligji thotë se të dytin e marrin ata që janë mbi 65 vjeç. Ata që nuk kanë sjellë dosjet nuk përfitojnë. Operohet me afate kohore të fiksuara në ligj. ama ne e zgjatëm afatin 18 vjet.
Nuk mund të shkosh në infinit. Janë mbi 11 mijë dosje, për secilën prej këtyre dosjeve është dhënë kësti i parë, vazhon dhënia e këstit të dytë, është marrë një vendim me këkresën e tyre që të kenë përparësi ata që janë mbi 65 vjec, është marrë edhe një vendim që t’ju jepet e gjithë shuma atyre që janë mbi 85-vjec. Kuadri ligjor është tërësisht në interesat e tyre, qeveria ime deri ne fund detyrimit pwr t`i dëmshpërblyer”-tha Berisha.
Duke iu referuar dhe vendit ku po mbahet greva nga ish të përndjekurit, Berisha e cilësoi grevën e tyre si politike, pasi sipas tij, ata kanë zgjedhur ish studion e Kristaq Ramës, mund të zgjedhin zyrën e Edi Ramës, punë e tyre.
Lidhur me fushatën zgjedhore, Berisha tha se nisur nga ajo cfarë përcakton kodi, ndonëse e vlerësoi terësisht kompetencë të Presidentit të Republikës, fushata elektorale merr start zyrtarisht në 10-15 maj.
Berisha u është përgjigjur dhe akuzave të kryesocialistit Rama për propagandë në shkolla. Ai hodhi poshtë pretendimet se Kryeministri po përdor një retorikë të ashpër politike me nxënësit gjatë ceremonive të përurimit të shkollave të reja në vend, duke vlerësuar se bashkëbisedimi me ta ishte më interesanti, pasi bëhet fjalë për ëndrën jo vetëm të vendit, por ëndrrën e të ardhmes së tyre europiane.
Në kohën kur 10 tetori nuk është larg, Kryeministri theksoi se ai është një proces i cili bazohet tek meritokracia. Numri 1 i ekzekutivit akuzoi kreun e opozitës Edi Rama se po përpiqet të bëjë pazare me statusin në një moment vendimtar, ashtu sic bëri me liberalizimin e vizave.
“Unë marr këtë proces si proces të merituar. Se cili do jetë vendimi nuk mund të them, por si qeveri dhe personalisht bëj gjithçka për të përmbushur ato detyrime që rrjedhin nga ky proces që i bën qytetarët shqiptarë më të lirë dhe të begatë. Nuk është sekret për askënd se në Shqipëri si në asnjë vend të Europës, as Shesheli as partia e Milloshevicit nuk janë ngritur dhe kanë bllokuar reformat sic ka bërë grupi i neobllokmenëve. Në vitin e parë qëndruan jashtë Kuvendit. Vitin e dytë u organizua përpjekja për të rrëzuar qeverinë si në asnjë rast tjetër dhe u rrethua KQZ, për të marrë mandat me dhunë. U bënë përpjekje më të papranueshme për bllokimin e vizave me vallen e famshme hap kutitë të cliroj vizat. Këto në gjeografinë politikë të europës nuk ekzistojnë”-theksoi ai.
Të ardhurat e siguruara nga privatizimi i kompanisë Albetrol kanë qenë pjesë e diskutimeve të zotit. Berisha me gazetarët, ku deklaroi se do të bëhen pjesë e buxhetit 2013-të, buxhet ky që sipas tij do të jetë më i madhi që vendi ynë ka njohur ndonjëherë. Më tej ai shtoi se të gjitha të ardhurat nga privatizimi do të kenë si destinacione, mbështetjen e biznesit, zhvillimin rural dhe punësimin.
vijon.....